Liverpooli shkatërron Napolin në një miqësore luksi
Liverpooli ka fituar ndaj Napolit me rezultat të thellë 5-0 në një ndeshje miqësore para-sezonale.
Skuadra e Jurgen Kloppit i ka dhënë leksion asaj të Carlo Ancelottit duke e mposhtur thellë në Aviva Stadium të Dublinit.
Ndeshja nisi me një gol të hershëm të Kuqve, të cilët shënuan në minutën e katërt me anë të James Milner për 1-0.
Pas vetëm pesë minutash lojë Liverpooli gjeti edhe golin e dytë dhe ishte Georgino Wijnaldum, i cili shënoi për 2-0 dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.
Në pjesën e dytë, pritej që Napoli i Ancelottit të kthehej në lojë, por kështu nuk ndodhi pasi Liverpooli shënoi edhe tri gola tjerë për të thelluar edhe më shumë epërsinë.
Ishte minuta e 58-të e ndeshjes kur erdhi goli i parë në këtë pjesë dhe ishte ylli i skuadrës, Mohamed Salah që shënoi për 3-0, pasi më parë u asistua nga Xherdan Shaqiri i inkuadruar në minutën e 46-të në ndeshje.
Goli i katërt për skuadrën angleze erdhi në minutën e 73-të me shënues Daniel Sturridge, ndërsa për 5-0 shënoi Alberto Moreno në minutën e 78-të duke vulosur fitoren me këtë rezultat.
Kjo fitore tregon edhe një herë qartë se Liverpooli pritet të jetë arrë e fortë edhe në këtë sezon, si në Ligën Premier ashtu edhe në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/
https://twitter.com/MrNickMason/status/1025808140921700352
https://twitter.com/Watch_LFC/status/1025812007730208769


