Please enter at least 3 characters.

Liverpooli ndalet me barazim nga Leicesteri

2019/01/XherdanShaqiriLeicester.jpg
287:"LIVERPOOL, ENGLAND - JANUARY 30: Ricardo Pereira of Leicester City is challenged by Xherdan Shaqiri of Liverpool during the Premier League match between Liverpool FC and Leicester City at Anfield on January 30, 2019 in Liverpool, United Kingdom. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)
12:"Getty Images

Liverpooli ka arkëtuar vetëm një pikë në ndeshjen e xhiros së 24 të Ligës Premier kundër Leicester Cityt (1-1), në ndeshjen e zhvilluar në Anfield.

Rezultati u zhbllokua në minutat e para të ndeshjes (3'), kur Sadio Mane krijoi hapësirë në zonë dhe e dërgoi topin në rrjetë.

Menjëherë pas, një rast të mirë e pati Roberto Firmino, ndërsa më vonë rrezikoi James Maddison për ekipin kundërshtar.

Sadio Mane shënoi golin e parë (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Në minutat shtesë të pjesës së pare (45'+2), Harry Maguire pranoi një top nga Benjamin Chilwell dhe e barazoi rezultatin.

Maddison pati një tjetër rast në fillim të pjesës së dytë, por Alisson ishte në vend. Në ndërkohë, Maguire rrezikoi me kokë.

Në minutën e 67-të përfundoi ndeshja për Xherdan Shaqirin dhe në vend të tij, Jurgen Klopp e inkuadroi Fabinhon. Në vazhdim Kasper Schmeichel bëri një intervenim në goditjen e Roberto Firminos.

(Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Liverpooli vazhdon kryesimin në tabelën e Ligës Premier me pesë pikë më shumë se përcjellësi i parë, Manchester City. Ndërkaq, Leicester City pozicionohet në mes të tabelës me 32 pikë pas 24 xhirosh.

Në ndeshjen e radhës, Redsat luajnë kundër West Ham United, ndërsa Leicesteri përballet me Manchester Unitedin. /Telegrafi/

https://twitter.com/LFCMEDIA1/status/1090703924892483585

https://twitter.com/clarkeyyyyyy1/status/1090714064077115392