Please enter at least 3 characters.

Liverpooli ka refuzuar ofertat e Romës dhe Sevillas për Shaqirin

2020/01/GettyImages-1193956317.jpg
293:"LIVERPOOL, ENGLAND - DECEMBER 14: Xherdan Shaqiri of Liverpool is tackled by Will Hughes (L) and Etienne Capoue of Watford during the Premier League match between Liverpool FC and Watford FC at Anfield on December 14, 2019 in Liverpool, United Kingdom. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)
12:"Getty Images

Liverpooli ka hedhur poshtë ofertat e Romës dhe Sevillës për huazimin e Xherdan Shaqiri dhe do ta mbajë yllin shqiptar të paktën deri në fund të sezonit.

Shaqiri po tërheq interesin e shumë klubeve evropiane, pasi ai nuk është një lojtar i formacionit te Jurgen Klopp këtë sezon.

28-vjeçari ka startuar vetëm në tri ndeshje, e fundit kundër Monterrey në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube muajin e kaluar.

Alex Oxlade-Chamberlain dhe Xherdan Shaqiri . (Foto: Clive Brunskill/Getty Images)

Një seri lëndimesh nuk e kanë ndihmuar Shaqirin, që edhe në ndeshje me Manchester Unitedin, mbeti jashtë për shkak të një tendosje të vogël të muskujve.

Ai shpreson të rikthehet për raundit e katërt të FA Kupës kundër Shrewsbury këtë fundjavë.

Jurgen Klopp e Xherdan Shaqiri (Foto: Jan Kruger/Getty Images)

Sevilla, përmes drejtorit sportiv Monchi, bëri ofertë zyrtare për të nënshkruar me Shaqirin si huazim këtë muaj, ndërsa Roma e ka kontaktuar klubin përmes ndërmjetësve.

Të dyjave u është thënë se Liverpooli nuk e ka ndërmend ta largoj lojtarin në këtë afat. /Telegrafi/