Please enter at least 3 characters.

Liverpooli fiton në sekondat e fundit të takimit ndaj Aston Villës

2019/11/GettyImages-1185067487.jpg
280:"BIRMINGHAM, ENGLAND - NOVEMBER 02: Andy Robertson of Liverpool celebrates after scoring his team's first goal during the Premier League match between Aston Villa and Liverpool FC at Villa Park on November 02, 2019 in Birmingham, United Kingdom. (Photo by Marc Atkins/Getty Images)
12:"Getty Images

Liverpooli ka arritur ta mposhtë Aston Villën në frymën e fundit në kuadër të javës së 11-të në Ligën Premier.

The Reds fituan 2-1 me Villën për ta vazhduar diferencën prej gjashtë pikësh ndaj Manchester Cityt.

Minuta 21-të ishte ajo kur mysafirët kaluan në epërsi me anë të Trezeguet që u shërbye mjaftë mirë nga John McGinn.

Aston Villa vs Liverpool (Foto: Marc Atkins/Getty Images/Guliver)

Gjashtë herë kampioni evropian tentoi t’i barazonte shifrat, mirëpo Aston Villa ishte e koncentruar në të gjitha fazat e fushës për pjesën më të madhe të kohës.

Aston Villa vs Liverpool (Foto: Marc Atkins/Getty Images/Guliver)

Por, Andy Robertson (87’) arriti që t’i barazonte shifrat në 1-1, derisa Sadio Mane shënoi golin e fitores në minutën e 90+4, për t’i siguruar kështu skuadrës së tij tri pikë.

Pas kësaj xhiroje, Liverpooli vazhdon të jetë lider i Ligës Premier me 31 pikë, ndërsa në javën e 12-të do ta presin Manchester Cityn. /Telegrafi/