Please enter at least 3 characters.

Liverpool 0-0 Manchester Untied, nota e Shaqirit dhe të tjerëve

2021/01/auto_2021-01-17T164754Z_82735039_UP1EH1H1ANU2J_RTRMADP_3_SOCCER-ENGLAND-LIV-MUN-REPORT1610905470.jpg

Liverpool dhe Manchester United kanë ndarë pikët në derbin e xhiros së 18-të në Ligën Premier.

Dy skuadrat krijuan disa raste, por në fund rrjetat mbetën të pa prekura dhe rezultati përfundimtar ishte 0-0.

Thiago Alcantara ishte lojtari me notën më të lartë në ndeshje, teksa mirë u paraqitën për vendasit edhe Fabinho, Alisson Becker e Firminio.

Xherdan Shaqiri luajti nga minuta e parë në këtë takim dhe u vlerësua me notë 6,3.

Tek skuadra mysafire nota më e lartë shkoi për kapitenin Harry Maguire, ndërsa mirë u vlerësuan edhe McTominay, Shaw e Lindelof. /Telegrafi/