LIVE: Rrjetat heshtin
Përfundon ndeshja. Kosova dhe Haiti ndahen baras, 0-0.
Ka përfunduar koha e rregullt, po zhvillohen dy minutat shtesë. Një supergoditje e Bytyqit që përfundon jashtë.
Nuk ka gol përsëri. Shpëtim Hasani dështoi të shënonte (87’) dhe menjëherë pas ia liroi vendin Flamur Kastratit.
Dhjetë minutat e fundit të takimit. Të shpresojmë që loja e bukur të kulmojë me një gol për përfaqësuesen tonë.
Një gjuajtje e lirë e ekzekutuar me të majtën nga Faton Toski që përfundoi jashtë (77’).
Dy zëvendësime të tjera për Kosovën. Faton Toski në vend të Albert Bunjakut dhe Liridon Krasniqi zëvendëson Ardian Gashin (72’).
Ndërkohë që ritmi i lojës është ulur paksa, tifozët po kërkojnë fitore (70’).
Zëvendësimi i dytë i përfaqësueses së Kosovës. Lum Rexhepi inkuadrohet në vend të Lorent Sadikut (65’).
Kthehet imazhi që jemi mësuar ta shohim gjatë gjithë ndeshjes. Kosova sulmon (62’).
Një periudhë paksa më e qetë e lojës po zhvillohet në stadiumin “Adem Jashari”, teksa mysafirët përpiqen të imponojnë lojën e tyre. Por vendasit dalin menjëherë përpara, Alushi dështon të tregohet i rrezikshëm (61’).
Zëvendësimi i parë i përfaqësueses së Kosovës. Zymer Bytyqi zuri vendin e Ilir Azemit (57’).
Një nga daljet e rralla të mysafirëve në sulm, të cilët për pak kohë arritën që ta qetësojnë lojën (55’).
Futbollistët nga Kosova e kanë nisur në mënyrë sulmuese gjysmën e dytë dhe po bëjnë presion të vazhdueshëm para portës mysafire.
Ata po tentojnë vazhdimisht të ndërtojnë aksione që do ta ndëshkonin Haitin.
Pjesa e parë 0-0
Është mbyllur pa gola fraksioni i parë i ndeshjes së parë ndërkombëtare të përfaqësueses së Kosovës në futboll, e cila nën monitorimin e FIFA-s po zhvillon takimin miqësor ndaj Haitit.
Lojtarët vendas e dominuan gjysmëlojën e parë duke qenë mjaft ofensiv, në kërkim të golit të shumëpritur, mirëpo nuk ia dolën përballë portierit mysafir.
Ata patën disa shanse shumë të mira shënimi, por i shpërdoruan ato.
Shpëtim Hasani dhe Ilir Azemi i patën rastet më të mira në pjesën e parë.
Menjëherë pas (39'), lojtarët tanë patën një shans të mrekullueshëm, por sërish nuk arritën ta mposhtin portierin e Haitit. Ilir Azimi ishte lojtari që goditi.
Një tjetër mundësi e humbur nga kosovarët ishte ai i Alushit (37’), goditja e të cilit përfundoi lartë mbi portë.
Një tjetër rast të jashtëzakonshëm e pati Hasani (29’), i cili u gjet përballë portierit kundërshtar, mirëpo në vend se të gjuante, ai preferoi të mos tregohej egoist dhe pasoi te një bashkëlojtar, por mbrojtja mysafirë e ndërpreu këtë sulm.
Shtimi i presionit nga vendasit u shoqërua edhe brohoritjet e publikut: “Duam fitore...!”.
Në Stadiumin Olimpik ‘Adem Jashari’ është duke vazhduar pa gola ndeshja e parë ndërkombëtare e përfaqësueses së Kosovës, e cila nën monitorimin e FIFA-s po zhvillon ndeshje miqësore ndaj Haitit.
Moti i keq nuk e ka ndalur entuziazmin e tifozëve të shumtë në stadiumin “Adem Jashari” që të bëjnë një pritje madhështorë për futbollistët e të dyja përfaqësueseve.
Para se të fillonte përballja, presidentja Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi dhe ministri Memli Krasniqi u përshëndetën me lojtarët dhe stafin e të dyja përfaqësueseve.
Ndeshja ka startuar nga këmbët e lojtarëve vendas, të cilët ishin skuadra më e mirë duke u përpjekur që të tejkalonin vështirësitë atmosferike dhe të arrini deri te ai goli historik.
Rastin më të mirë në ndeshje deri më tani e pati Shpëtim Hasani (13'), por goditjen e tij e ndali portieri mysafir.
Atmosfera në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë është impozante. Rreth 17 mijë shikues janë ulur në stadiumin e renovuar së fundi, për të pritur fillimin e ndeshjes së parë ndërkombëtare të Kosovës me Haitin.
Përfaqësuesi i lartë i FIFA-së, i deleguar në Kosovë, Gael Mahe i cili është duke përcjellë ecurinë e ndeshjes Kosovë-Haiti, është shprehur për Telegrafin se është i mahnitur me organizimin e kësaj ndeshje.
Sipas tij, fillimisht gjithçka duket të jetë në rregull. /Telegrafi/
Ja edhe formacioni zyrtar i Kosovës:


