LIVE NË DEBAT D: Enver Hoxhaj përballë gazetarëve (Video)
18/05/2017
Sonte në RTV Dukagjini, që në bashkëpunim me Telegrafin sjell emisionin “DEBAT D”, do të jetë zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj.
Ai do të përballet me pyetjet e gazetarëve Leonard Kërquki dhe Muhamet Hajrullahut.
Hoxhaj do t’i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve rreth koalicionit para zgjedhor me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën.
Ndër të tjerash, Hoxhaj do të flet edhe rreth programit të Partisë Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të këtij viti në Kosovës.
Ndryshe, zgjedhjet do të mbahen më 11 qershor ndërsa deri më tani janë krijuar dy koalicione kryesore PDK-AAK-NISMA dhe LDK-AKR-Alternativa si dhe Lëvizja Vetëvendosje do të dal e vetme. /Telegrafi/


