Please enter at least 3 characters.

Lirohen 1.800 civilë të rrëmbyer nga Boko Haram

2016/12/1-444.jpg

Ushtria nigeriane ka liruar më shumë se 1880 civilë të rrëmbyer nga Boko Haram dhe ka arrestuar më shumë se 500 luftëtarë të kësaj organizate terroriste.

Aksioni është zhvilluar gjatë javës së kaluar në pyjet e Sambisë, bastion i grupeve islamike në verilindje të vendit, ka njoftuar një zyrtar i lartë i ushtrisë nigeriane, transmeton KosovaPress.