Lidhje e jashtëligjshme me ujë identifikohet në fshatin Hoçë e Vogël
Ekipet e kontrollës të Njësisë së Prizrenit, nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”, kanë zbuluar një lidhje të jashtëligjshme me rrjetin e ujësjellësit gjatë një kontrolli të rregullt në terren, në fshatin Hoçë e Vogël, përcjell Telegrafi.
Nga kompania kanë bërë të ditur se ky është një veprim i ndaluar me ligj, i cili përbën shkelje të rëndë sipas rregulloreve të Autoritetit Rregullativ për Ujëra dhe Mbeturina (ARRU), dhe mund të sjellë pasoja ligjore për personat përgjegjës.
“KRU Gjakova” ka apeluar tek qytetarët që të shmangin çdo ndërhyrje të paautorizuar në rrjetin e ujësjellësit, duke theksuar se inspektimet në terren po vazhdojnë në të gjitha zonat e shërbimit, me synim sigurimin e furnizimit të barabartë dhe të rregullt me ujë për të gjithë konsumatorët. /Telegrafi/


