Please enter at least 3 characters.

Lida, nusja shqiptare në familjen maqedonase

2016/01/lida-nusja-shqiptare-n-euml-familjen-maqedonase_hd.jpg

Në mesin e tyre që ka ardhur në Maqedoni dhe është martuar për një maqedonas, është edhe shqiptarja Lida nga Laçi i Tiranës, transmeton zhurnal.

Lida thotë se shpejtë është përshtatur në ambientet e reja.

“Nëse di të jetoj, gjithkund do të jetosh. Shpejt u ambientova, vazhdimisht jam midis njerëzve, shoqërohemi. Në fillim e kisha të vështirë, nuk e dija gjuhën. Por, pas dy javëve, fillova të kuptoj se çka bisedojnë, ndërsa më vonë edhe unë vet fillova që të mësoj maqedonisht”, deklaroi nusja shqiptare Lida.

Vlade Gilevski, sqaron se si shkon procedura e marrjes së një nuse shqiptare.

“Shumë para duhen për nuse shqiptare. Tashmë është më lehtë, nëpërmjet një shoqatë në Manastir, nuset tona i lidhin beqarët tanë me familjar të tyre në Shqipëri. I ikim edhe ndërmjetësve, dhe në këtë mënyrë i ulim shpenzimet”, deklaron Vlade Gilevski, dhëndëri nga Manastiri.