Lewis përgatitet për turne dyvjeçar
09/06/2009
Turneu i krijuese së hitit “Bleeding Love” do të jetë i pari i saj solistik, dhe do të fillojë sapo ajo të përfundojë albumin e dytë në Los Angeles.
“Do të zhvilloj një turne gjatë vitit 2010 që do të zgjasë edhe një vit më pas. Nuk mund të pres të filloj”, ka thënë këngëtarja.
Leona, e cila bëri famë në shoun televiziv të zbulimit të talenteve “The X Factor”, duket është e ngazëllyer edhe për editimin e albumit të saj të dytë, që do të pasojë atë debutues të vitit 2007, “Spirit”.
Albumi thuhet se do të ketë edhe disa mysafirë të famshëm, përfshirë Justin Timberlake, Ne-Yo dhe producentin Timbaland.


