Please enter at least 3 characters.

Lewinsky largohet nga salla kur pyetet nga gazetarja izraelite, nëse pret kërkimfalje nga ish-presidenti amerikan Clinton (Video)

2018/09/1-17-e1536091011950.jpg
27:"© ?Tal Schneider / Twitter

Monica Lewinsky ka ndërprerë në gjysmë një intervistë dhe është larguar nga skena, kur është pyetur nga një gazetare izraelite nëse pret një kërkimfalje personale nga ish-presidenti amerikan Bill Clinton.

Lewinsky po mbante një fjalim në Jerusalem të Izraelit, kur gazetarja e njohur izraelit Yonit Levi i bëri një pyetje, transmeton Telegrafi.

"Gjatë një interviste dhënë së fundmi në NBC, ish-presidenti ishte pyetur nëse do të kërkoj falje personalisht, duke thënë se publikisht ju ka kërkuar falje. A prisni ende një kërkim falje personale", e kishte pyetur gazetarja izraelite Lewinskyn.

Ndërkaq, Lewinsky u përgjigj: "Më falni, nuk mundem më të vazhdojë". Ajo u ngrit nga karrigia dhe u largua nga skena e përgatitur enkas për këtë intervistë. /Telegrafi/