Please enter at least 3 characters.

Leonora Jakupi planifikon libër për jetën e saj

2016/01/f.0506110658523_m.jpg

“Kam shumë sekrete për të thënë. Do të jetë një mini-autobiografi e imja për të treguar çfarë ka ndodhur brenda këtyre viteve në jetën time”, ka thënë ajo për mediet kosovare.

“Mbase në libër do të tregoj për secilin kush çfarë është”, pohon Leonora për herë të parë para medieve këtë ëndërr të saj që pret ta bëjë realitet.

“Kam pasur edhe pengesa në rrugën time. Këto peripeci më shtyjnë që t’u ndihmoj të rinjve që kanë talent. Të paktën, përkrahje morale apo një fjalë goje, që mund të të ndihmojë shumë”, ka shtuar ajo.

As këto nuk i kam pasur asokohe, sinqerisht. Shumë pak veta më kanë përkrahur”. Ajo nuk lë pa përmendur Aida Barakun, e cila e ka përkrahur publikisht në çastin më të vështirë për të.

“Asokohe ka qenë vështirë të depërtohet. Përveç 2-3 produksioneve muzikore, në vitet e 90-ta nuk ke pasur rrugë tjetër me rastin e vitit të ri. Ka pasur edhe kolegë të tillë që kanë thënë se nëse vjen Leonora, unë nuk vij. Këto janë gjërat që po i përmend për herë të parë në jetën time” ka përfunduar këngëtarja.