Please enter at least 3 characters.

Leona Lewis po martohet, sjell pamje nga festa e beqarisë

2019/06/GettyImages-1127219978-e1559803543298.jpg
240:"LOS ANGELES, CA - FEBRUARY 24: Leona Lewis and Dennis Jauch attend IMDb LIVE At The Elton John AIDS Foundation Academy Awards® Viewing Party on February 24, 2019 in Los Angeles, California. (Photo by Tommaso Boddi/Getty Images for IMDb )
21:"Getty Images for IMDb

Leona Lewis është duke i dhënë fund beqarisë pasi po martohet me të dashurin e saj, Dennis Jauch.

Javën e kaluar, këngëtarja e hitit "Bleeding Love", 34 vjeçe, festoi natën e beqarisë në një ndejë me miqtë dhe të afërmit në Waimea, Hawaii. Nusja dhe miqtë e saj po qëndronin në rezidencat Mauna Kea në hotelin luksoz të 'Mauna Kea Beach'.

Gushtin e kaluar, People konfirmoi se ylli britanik ishte fejuar me të dashurin e saj, koreografin Dennis Jauch.

Aktorja dhe Jauch u takuan në vitin 2010 ndërsa për People ata kishin dhënë një intervistë ekskluzive teksa flisnin për raportin e tyre.

"Është e mahnitshme që ne u mblodhëm prej anëve të ndryshme të botës nga dy pasione të ndryshme, kurse u takuam në turne tetë vite më parë", ka thënë biondina.

"Unë kisha absolutisht festën më të mirë javën e kaluar me shoqet në Hawaii, nuk mund të pyesja për më shumë dashuri, lumturi dhe inteligjencë dhe një grup të vajzave si këto", ka shkruar bukuroshja na njërën prej imazheve. /Telegrafi/