Please enter at least 3 characters.

Lëndohet Messi, lëshon fushën në pjesën e parë ndaj Sevillas

2018/10/Messi-lendim.jpg
269:"BARCELONA, SPAIN - OCTOBER 20: Lionel Messi of FC Barcelona(L) lies on the floor after appearing to pick up an injury during the La Liga match between FC Barcelona and Sevilla FC at Camp Nou on October 20, 2018 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)
12:"Getty Images

Lionel Messi ka pësuar një lëndim në ndeshjen e javës së nëntë të La Ligas ndaj Sevillas.

Ylli argjentinas ka asistuar në golin e parë të shënuar nga Philippe Coutinho, teksa ka shënuar vet për epërsinë 2-0.

Megjithatë, jo gjithçka ka shkuar mirë për kapitenin e Barcelonës në këtë ndeshje.

 Mjekët duke intervenuar te Messi (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Kjo pasi Messi ka pësuar një lëndim në dorë, i cili e ka detyruar ta lëshoj fushën në pjesën e parë të ndeshjes.

Messi u lëndua gjatë një dueli me bashkëkombësin e tij, Franco Vazquez.

Messi teksa ndjen dhimbje në dorën e tij të djathtë (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Kështu, Messi u detyrua të dalë nga ndeshja në minutën e 26-të, ndërsa në vend të tij u inkuadrua Ousmane Dembele.

https://twitter.com/maxcdesign/status/1053726199447470084

Deri më tani nuk dihet për lëndimin e argjentinasit, por tifozët e Barcelonës shqetësohen për të, pasi mund të mungojë në Ligën e Kampionëve të mërkurën në shtëpi ndaj Interit.

Kjo do të ishte brengosëse edhe për trajnerin Ernesto Valverde, pasi sipas mediave spanjolle Messi mund të mungojë edhe në El Clasico ndaj Real Madridit më 28 tetor. /Telegrafi/