Please enter at least 3 characters.

Lëndimet shqetësojnë Real Madridin - Nacho mungon dy muaj, Casemiro tri javë

2018/11/nacho-casemiro.jpg

Real Madridi ka konfirmuar lëndimet e dy lojtarëve, Nacho Fernandez dhe Casemiro.  

Klubi mbretëror ka konfirmuar gjatë ditës së hënë dëmtimet e dy futbollistëve të saj dhe mungesat e tyre.

Sipas një komunikate të klubit spanjoll, mesfushori Casemiro vuan nga një dëmtim i kyçit, ndërsa mbrojtësi Nacho nga dëmtimi i ligamentit të gjurit.

Këto lëndime të këtyre dy futbollistëve erdhën gjatë ndeshjes së fundjavës në La Liga, të cilën Real Madridi e fitoi në udhëtim te Celta Vigo.

Mesfushori brazilian pas lëndimit të kyçit pritet t'i mungojë klubit mbretëror për tri javë.

Në anën tjetër, situata më shqetësuese është për mbrojtësin Nacho, i cili pritet të mungojë për plot dy muaj.

Megjithatë, në komunikatën e Real Madridit theksohet se situata e tyre do të vlerësohet ditë pas dite dhe mund të ketë ndonjë rikthim më të shpejt.

Lojën e ashpër ndaj Celta Vigos e ka kritikuar edhe trajneri i Realit, Santiago Solari. /Telegrafi/