Legalizimet e ndërtimeve pa leje
26/04/2013
Amendamentimet e propozuara zhbllokojnë shumë dosje të pa legalizuara për shkak të pengesave ligjore, si dhe hapin rrugën për legalizimin e rreth 100 mijë objekteve të tjera pa leje të ndërtuara pas vitit 2006. Por, sipas opozitës, i gjithë ky është një blof për qëllime elektorale, raporton Top Channel.
Në nga ndryshimet e debatuara ishte legalizimi i 30 mijë objekteve që janë ndërtuar pranë akseve rrugore kombëtare.
Ndryshimet parashikojnë edhe legalizimin selektiv të objekteve kur në to përfshihen ndërtime mbi pesë kate nga niveli zero. /Telegrafi/


