Please enter at least 3 characters.

LDK e Prishtinës: Deklarata e Ahmetit për tragjedinë në Kolovicë skandaloze, të japë dorëheqje menjëherë

2016/01/ldk-shpend-ahmeti-d-euml-shtoi-n-euml-prishtin-euml-euml-sht-euml-kapur-nga-t-euml-m-euml-dhenjt-euml-e-vv-s-euml_hd.jpg

Pas tragjedisë së sotme që ndodhi në lagjen Kolovica në Prishtinë, ka reaguar edhe kolegjiumi i pesë degëve të LDK-së në kryeqytet.

Përmes një njoftimi për media kolegjiumi i degëve të LDK-së u ka shprehur ngushëllime familjes Mramori për vdekjen tragjike të vajzës së tyre 13 vjeçare dhe djalit 11 vjeçar.

“Kolegjiumi dënon ashpër neglizhencën dhe papërgjegjësinë e organeve kompetente e në veçanti atyre komunale. Po ashtu, Kolegjiumi i pesë Degëve të LDK-së në Prishtinë, i bënë thirrje organeve të drejtësisë që të marrin masa ndaj personave qoftë fizik apo juridik, të cilët nga papërgjegjësia u bënë shkaktar të kësaj tragjedie”, thuhet në njoftimin e tyre.

Ata kanë theksuar se deklarata e sotme e Shpend Ahmetit, se nuk mbajë përgjegjësi morale për këtë tragjedi është skandaloze dhe ai më së paku që mund të bëjë është të jap dorëheqje të menjëhershme./Telegrafi/