Please enter at least 3 characters.

Lana Del Rey paralajmëron këngën "Sylvia Plath"

2018/10/LanaDelRey-e1540589378587.jpg
198:"SAO PAULO, BRAZIL - MARCH 25: Lana del Rey performs during Lollapaloosa Sao Paulo 2018 at the Interlagos racetrack on March 25, 2018 in Sao Paulo, Brazil. (Photo by Alexandre Schneider/Getty Images)
12:"Getty Images

Lana Del Rey e ka publikuar një video të shkurtër të këngës "Sylvia Plath" në profilin e saj në Instagram.

Kantautorja amerikane është duke përgatitur këngë të re që do të jetë pjesë e albumit "Norman Fucking Rockwell", transmeton NME.

Projekti i ri pason këngët "Venice Bitch" dhe "Mariners Apartment Complex" që do të jenë pjesë e albumit të ri.

Albumi si i tërë do të vijë para fansave të këngëtares në vitin e ardhshëm.

Lajmi për këngën e re i ka entuziazmuar fansat e këngëtares, të cilët i kanë dhënë qindra mijëra pëlqime në postimin e saj.

Kujtojmë që në fillim të muajit shtator, Lana e publikoi me videoklip këngën “Mariners Apartment Complex”.

Kjo këngë u pasua nga “Venice Beach” që po ashtu u kompletua edhe nga ana vizuale. /Telegrafi/