Please enter at least 3 characters.

Lana del Rey në vendin e parë me albumin e ri

2016/01/lana-del-rey-n-euml-vendin-e-par-euml-me-albumin-e-ri_hd.jpg

“Ultraviolence” është albumi i ri i këngëtares së shumë hiteve, që arriti të shitë 182 mijë kopje deri në fundjavë ne kaluar.

Kjo është statistika më e mirë në karrierën e këngëtares dhe është statistika më e mirë që prej albumit të Beyonces nga dhjetori i kaluar, kur ylli i “Drunk in Love” shiti 310 mijë kopje në javën e tretë të lansimit.

Lana del Rey ka arritur edhe suksese me albumin e kaluar, “Born to Die”.

Përderisa nuk regjistroi sukses të madh me vetëm 77 mijë kopje të shitura në javën e parë, në shkurt të këtij viti ishte pikërisht ky album që tejkaloi shifrën e 1 milionë kopjeve të shitura. /Telegrafi/