Please enter at least 3 characters.

Lako u shkarkua për shkak të fushatës me PD-në?

2016/01/f.0616120125412_m.jpg

Derisa ende nuk është bërë e qartë arsyeja e largimit të tij, fillimisht është komentuar se shkak kryesor ka qenë pjesëmarrja e Bojkenit në fushatën e Partisë Demokratike, megjithatë zëra të tjerë thonë se pas mbylljes së edicionit “Top Fest 6”, regjisori/këngëtari kishte planifikuar vetë t’i jepte fund punës së tij në këtë medium.

Gjatë qëndrimit të tij në “Top Channel”, Bojken Lako punonte për shumë programe: Ishte njëri nga zërat e reklamës së edicioneve informative, drejtor artistik i “Top Fest”, i emisionit “Select”, dhe po ashtu autori i këngëve të stafit çdo fund viti.