Please enter at least 3 characters.

Lady Gaga përgënjeshtron spekulimet për shtatzëni

2019/03/LadyGagafk.jpg
252:"HOLLYWOOD, CALIFORNIA - FEBRUARY 24: (EDITORS NOTE: Retransmission with alternate crop.) Lady Gaga attends the 91st Annual Academy Awards at Hollywood and Highland on February 24, 2019 in Hollywood, California. (Photo by Kevork Djansezian/Getty Images)
12:"Getty Images

Lady Gaga ka bërë shaka me thashethemet se është shtatzënë dhe në pritje të fëmijës.

"Thashethemet se jam shtatzënë? Po, jam shtatzënë me 'LG6' (duke iu referuar albumit të saj të ri)", ka shkruar këngëtarja në Twitter.

32-vjeçarja ka kaluar një periudhë fantastike në karrierën e saj duke u nominuar për Oscar si aktore me rolin e saj në filmin "A Star Is Born".

Teksa për të njëjtin film e fitoi çmimin e Akademisë për këngën më të mirë origjinale që e interpreton me Bradley Cooper, "Shallow".

Në ndërkohë, ishin përhapur thashetheme për jetën e saj personale, fillimisht se u nda nga partneri me të cilin ka qenë në lidhje për një kohë të gjatë.

Pastaj është thënë se është në romancë me Cooper, ndërsa së fundmi është spekuluar se ishte shtatzënë. Por, kjo gjë është mohuar nga Gaga. /Telegrafi/