Lady Gaga me dy hite në top 10
06/06/2009
Singli i ri i këngëtares, “LoveGame”, ka marrë pozitën e 10-të, duke iu bashkuar hitit “Poker Face”, në mesin e singleve më të shitura, që megjithatë ka mbetur në pozitën e dytë prapa hitit të Black Eyed Peas, “Boom Boom Pow”, që shënon javën e nëntë në krye të top listës.
Pitbull me “I Know You Want Me (Calle Ocho)”, Jeremih me “Birthday Sex” dhe Jamie Foxx me “Blame It” mbyllin top pesëshin në Billboard.


