Please enter at least 3 characters.

Lady GaGa do të martohet?

2016/01/f.0818132402643_m.jpg

Burime të afërta me këngëtaren, e cila është ribashkuar me të dashurin e saj Luc Carl dy muaj më parë, thonë se ajo planifikon të lidhë kurorë me të.

Po ashtu thuhet se Carl dhe GaGa, emri i vërtetë i të cilës është Stefani Germanotta, janë duke kërkuar shtëpi në New York.

“Stefani është e vendosur ta bëjë këtë lidhje të zgjatë dhe dëshiron të vulosë duke vendosur unazë në gishtin e saj në fund të verës”, ka thënë burimi për revistën britanike “Heat”. /Telegrafi/