Please enter at least 3 characters.

Lacazettes po i mungon Ligue 1, tifozët në Francë krijojnë atmosferë më të mirë se në Angli

2018/09/Lacazette-Cardiff-e1539767384813.jpg
141:" during the Premier League match between Cardiff City and Arsenal FC at Cardiff City Stadium on September 2, 2018 in Cardiff, United Kingdom.
15:"Catherine Ivill

Futbollisti francez, Alexandre Lacazette ka treguar dallimin mes tifozëve francezë dhe anglezë.

Sulmuesi kaloi një kohë të gjatë duke luajtur për skuadrën e Francës, Lyon, për të vazhduar karrierën në Londër te Arsenali.

Futbollisti theksoi se po i mungon liga elitare franceze dhe tifozet e saj, pasi që atje krijohet atmosferë fantastike prej fansave.

Lacazette gjatë kohës sa ishte te Lyoni

"Mua më mungon atmosfera e Ligue 1. Në Angli, tifozët janë më shumë spektatorë se fansa të zjarrtë. Në stadiumet franceze mbretëron atmosferë më e mirë", tha 27-vjeçari.

Lacazette deri më tani ka luajtur 49 ndeshje për Gunners dhe ka shënuar 22 gola e tetë asistime.

Krahasuar me paraqitjet te Lyoni, lojtari ka performancë më të ulët pasi që për francezët kishte shënuar 129 gola dhe 43 asistime në 275 ndeshje.

Ndryshe, Lacazette pritet të jetë titullar në takimin e radhës së ekipit të drejtuar nga ana e trajnerit Unai Emery. /Telegrafi/