Please enter at least 3 characters.

Ky-Mani Marley me 9 gusht në Kosovë

2016/01/f.0712102100311_m.jpg

Muzicienti nga Xhamajka do të performojë në kryeqytetin e Kosovës më 9 gusht, si një prej caqeve në kuadër të turneut evropian.

Sipas Drin Zatriqit nga kompania organizuese, “NextLevel”, koncerti do të jetë 100% “live” ku së bashku me Ky-Manin do të jenë në skenë gjithsej 11 veta.

Biletat do të dalin në shitje nga data 15 korrik dhe sipas organizatorëve fillimisht do të kushtojnë 6 euro, respektivisht 8 euro (në zonën vip), ndërsa do të pësojnë ngritje nga java në javë.

Ky-Mani Ai njihet edhe me rolin e tij në filmin SHOTTAS, si dhe me këngët e tij “Ghetto soldier”, “Hustler”, “So hot”, “Rasta love” etj. /Telegrafi/