Ky është vendi më i vizituar në Maqedoni sipas 'Trip Advisor' (Foto)
23/12/2016
Maqedonia është gjendur në mesin e shteteve që kërkohet më së shumti në platformën ndërkombëtare online për orientim dhe turizëm 'Trip Advisor', shkruan Telegrafi Maqedoni.
Mënyra e nxjerrjes së informacioneve është bërë sipas rubrikës ''Thing to do'' në platformën më të njohur për turistë 'Trip Advisor'
Për Maqedoninë ndërkombëtarët kanë kërkuar: Liqenin e Ohrit dhe vendbanimet tjera përreth. Shën Naumi, qyteti i Strugës, Ohrit dhe Prespës.
Në Bullgari është kërkuar më së shumti lagjja Nessebar. Në Kosovë është kërkuar Muzeu Etnografik. Në Serbi më së shumti është kërkuar Kalaja e Beogradit. Në Shqipëri turistët më së shumti janë kërkuar Rrënojat e Butrintit. Në Greqi turistët kanë kërkuar më së shumti të shkojnë në Akropol./Telegrafi/


