Ky është “arsyetimi” i gruas që kishte vrarë tetë fëmijët e saj të sapolindur!
Dominique Cottrez është një nënë vrasëse e moshës 51-vjeçare, e dënuar vetëm me 9 vite burg për masakrimin dhe vrasjen e fëmijëve të saj më 29 korrik të vitit 2010, në fshatin e vogël francez Villers-au-Tertre.
Në sallën e gjykatës së Douai, në veri të Francës, ajo ka deklaruar se vrasjen e fëmijëve e ka bërë pasi nuk përdorte dot kontraceptivë, gjatë kohës që kryente marrëdhënie seksuale.
“Isha shumë e frikësuar dhe nuk shkoja dot tek mjeku për të marrë mjekime apo kontraceptivë që të mos më çonin në një shtatzëni të padëshirueshme”,- ka thënë Dominique Cottrez në sallë gjatë seancës gjyqësore.
“Sa herë që ngelja shtatzënë shpresoja të mos e çoja deri në fund atë dhe prisja që Zoti të bënte një mrekulli, për të ndërprerë shtatzëninë”, është shprehur nëna vrasëse. /NOA/


