Please enter at least 3 characters.

Kuvendi i Shqipërisë zgjidh kryetarin dhe anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH-së

2022/07/kuvendi-i-shqiperise.jpg

Kuvendi i Shqipërisë zgjodhi sot kryetarin dhe anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH-së.

Pas votimit nga ligjvënësit, Fatjon Hoxhalli u zgjodh kryetar me 74 vota pro, 7 kundër dhe 6 abstenim. Ndërsa kandidati për kryetar i Këshillit Drejtues, Helidon Haliti mori 10 vota pro, 57 kundër dhe 16 abstenim.

Po kështu u miratuan të 10 kandidaturat e tjera për anëtarë të Këshillit Drejtues, ku Osman Mula mori 84 vota pro dhe vetëm 3 kundër e një abstenim; Zamira Kita 77 vota pro, 8 abstenim, 1 kundër; Lorenc Vangjeli 72 vota pro 6 abstenim, 5 kundër; Bujar Kapexhiu 75 pro, 4 abstenim, 5 kundër; Osman Mula 84 vota pro, 1 abstenim, 3 kundër; Petrit Beci 76 vota pro, 5 abstenim, 3 kundër; Rajmonda Bulku 78 vota pro, 3 abstenim, 7 kundër; Robert Budina 66 vota pro, 9 abstenim, 11 kundër; Alket Braho, 55 pro, 26 abstenime dhe 6 vota kundër; Enio Civici 77 vota pro, 7 abstenim, 2 kundër dhe Pano Xhixho 82 vota pro, 5 abstenim, 0 kundër.