Kushti kryesor që kërkon Klopp nga Liverpooli
27/09/2015
Gjermani ka kërkuar që të marrë në dorë të gjitha zgjedhjet për blerje dhe shitje të lojtarëve te klubi i ri, raporton Daily Mail, transmeton koha.net.
48-vjeçari u largua nga BVB në fund të sezonit të kaluar duke thënë se do të pushonte një sezon, por tani raportohet se ai ka pranuar të shkojë në Angli, nëse kryesia e Liverpoolit pajtohet me kushtet e tij.
Kërkesa e Kloppit për përgjegjësinë e transferimeve të klubit vjen pas raportimeve se klubi nuk kishte pyetur Rodgersin për blerjen e Mario Balotellit dhe ai ishte refuzuar kur kishte kërkuar ta transferonte Ashley Williamsin e Swanseat, sepse “ishte shumë i vjetër”.
Italiani Carlo Ancelotti është kandidati tjetër për të zëvendësuar Rodgersin.


