Please enter at least 3 characters.

Kush fshihet pas sukseseve të Majkit?

2016/01/12435741_10153259854490911_919421568_n-e1451400801704.jpg

Në një foto të fundit në profilin e tij në Instagram, sensacioni i këtij viti nga radhët e BabaStars, Majki, e ka prezantuar njeriun i cili ka qenë faktori kryesor për suksesin e tij.

Majki duket se me krenari e ka prezantuar menaxherin e tij Dekorim Sahitin, i cili është menaxher i gjithë artistëve të labelit BabaStars, duke e përfshirë edhe Majkin, krijuesin e hiteve “Sjena Mo” dhe “Dashni”, këngë të cilat po i afrojnë 30 milionë klikimeve në YouTube.

Ndryshe, përveç menaxhimit të BabaStars, Dekorim Sahiti është edhe bashkëpronar i klubit më të madh kosovar, ZoneClub, si dhe bashkëpunëtor i vëllait të tij tejet të suksesshëm, kreatorit kosovar Valdrin Sahiti./Telegrafi/