Please enter at least 3 characters.

Kurtovic: Në Bullgari për fitore

2016/01/kurtovic-n-euml-bullgari-p-euml-r-fitore_hd.jpg

“Ata kanë një lojtarë të ri, Rakocevic, i cili nuk ka luajtur kundër neve, por të tjerët janë që nga fillimi i sezonit. Nuk do të jetë lehtë, por ne do të mundohemi të luajmë sa më mirë që të mundemi”, ka thënë fillimisht Kurtovic për faqen zyrtare të BIBL-së, transmeton Telegrafi.

“Ne kemi pasur probleme me lëndime dhe ndoshta nuk jemi në nivelin e duhur për këtë ndeshje, mirëpo kjo është gjysmëfinale dhe nëse nuk jeni të gatshëm fizikisht, atëherë psiqikisht duhet të jeni. Kjo është një ndeshje shumë e madhe për ne si skuadër, si dhe për basketbollin e Kosovës”, theksoi ai.

“Ne kemi ardhur për të fituar. Unë shpresoj shumë që të fitojmë, mirëpo edhe nëse humbim, shpresoj të humbim me diferencë të vogël”, shtoi Kurtovic. /Telegrafi/