Please enter at least 3 characters.

Kurti viziton sot komunën e Prishtinës

2020/05/kurti1.jpg

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot pritet të vizitojë Komunën e Prishtinës.

Kështu u bë e ditur në njoftimin për media të Kryeministrisë.

Vizita do të bëhet në objektin e vjetër të Komunës nga ora 10:00.

Ndryshe, kryeministri në detyrë, ditë më parë ka vizituar edhe disa komuna të Kosovës, ku është njoftuar me gjendjen e përgjithshme dhe situatën me pandeminë COVID-19. /Telegrafi/