Please enter at least 3 characters.

Kurti pret në takim ambasadorin italian

2020/02/85007123_477452386266584_4986845574872432640_n.jpg

Kryeministri Albin Kurti ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme takimet me diplomatët.

Në zyrën e tij ka shkuar edhe ambasadori italian Nicola Orlando, ndërsa përpos Kurtit ka qenë edhe ministri i Punëve të Brendshëm dhe Administratës Publike, Agim Veliu.

Kryeministri gjatë këtij takimi e falënderoi ambasadorin italian për mbështetjen që vendi i tij i ka dhënë shtetit të Kosovës.

Megjithatë, nuk ka pasur deklarata për media pas këtij takimi.

Ndryshe ditë më parë, Orlando e kishte uruar Kurtin pas marrjes së detyrës si kryeministër duke thënë Italia pret me padurim për të bashkëpunuar me institucionet e reja të Kosovës.