Please enter at least 3 characters.

Kurti përkujton masakrën e Rahovecit: Nuk mund të zhduken e as harrohen krimet e kryera nga Serbia

2023/06/Albin-Kurti-merr-pjese-ne-konferencen-Siguria-kibernetike-organizuar-nga-Instituti-Kombetar-Demokratik-NDI-foto-Ridvan-Slivova-18.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përkujtuar masakrën e Rahovecit.

Kurti ka shkruar se më 19 korrik 1998, ushtria dhe polica serbe vrau, dogji, plagosi, rrahu e maltretoi, mori peng dhe zhduku me dhunë civilë shqiptarë të Rahovecit.

“Ekzekutimet vijuan për disa ditë me radhë. U masakruan edhe fëmijët, gratë dhe pleqtë që ishin strehuar në Teqenë e Sheh Myhedinit. Në përpjekje të fshehjes së krimeve, forcat serbe hapën dy gropa të mëdha në Rahovec dhe i hodhën një pjesë të shqiptarëve të vrarë gjatë kësaj masakre. Por nuk mund të zhduken e as harrohen krimet e kryera nga autoritetet e Serbisë urdhërdhënëse e ekzekutore”, ka shkruar Kurti.

Kryeministri ka shtuar se për dokumentimin e krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe veprimeve gjenocidale të Serbisë, po themelojmë Institutin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.

“Një zotim i yni ndaj kujtesës sonë si popull dhe ndaj kërkesës sonë për drejtësi. Me angazhimin institucional për adresimin e të gjitha krimeve të kryera gjatë luftës në sistemin e drejtësisë vendore dhe ndërkombëtare, përkujtojmë 150 civilët e vrarë nga forcat serbe në masakrën e Rahovecit”, ka shkruar Kurti.

Kryeministri ka theksuar se sot nderojmë të mbijetuarit që u bënë ballë plagëve në trup e në shpirt.

“Lavdi të gjithë martirëve dhe dëshmorëve të kombit që dhanë jetën e tyre për lirinë e Kosovës! I përjetshëm qoftë kujtimi për ta!”, tha Kurti. /Telegrafi/