“Kupa, dëshmi e punës sonë”
Ferronikeli të shtunën në kryeqytet mundi Hajvalinë me rezultat 2-1, në finalen e kësaj gare të madh të vendit tonë.
I pari i bankinës së Ferronikelit, i ka thënë KosovaPress-it se trofeu i Kupës është dëshmi e punës së madh që është në bërë klub.
“Kjo fitore është një dëshmi e punës sonë. Kjo ishte një ndeshje që ne treguam se e kemi krijuar një skuadër të denjë për futbollin tonë. Ferronikeli e ka merituar këtë trofe dhe me plotë të drejt është në Superligë”, ka thënë Krasniqi.
Tekniku prishtinas ka shtuar se është i kënaqur me angazhimin dhe lojën që shfaqen të përzgjedhurit e tij në këtë sezon të garave.
‘Ne jo vetëm në këtë ndeshje, por në të gjitha ndeshjet e këtij sezoni, sidomos në pjesën pranverore, kemi treguar paraqitje të mira”, tha Krasniqi, i cili ka falënderuar gjithë futbollistët për angazhimin e tyre në finale kundër Hajvalisë. /KP/Telegrafi/


