Please enter at least 3 characters.

Kubo nuk është në shitje, Reali refuzon ofertën e majme nga PSG

2020/07/GettyImages-1255796440-scaled.jpg
432:"SEVILLE, SPAIN - JULY 12: Takefusa Kubo of RCD Mallorca reacts during the La Liga match between Sevilla FC and RCD Mallorca at Estadio Ramon Sanchez Pizjuan on July 12, 2020 in Seville, Spain. Football Stadiums around Europe remain empty due to the Coronavirus Pandemic as Government social distancing laws prohibit fans inside venues resulting in all fixtures being played behind closed doors. (Photo by Fran Santiago/Getty Images)
12:"Getty Images

Takefusa Kubo është njëri nga lojtarët më të talentuar të Real Madrid, me japonezin që është në huazim te Mallorca.

Sulmuesi japonez iu bashkua edicionin e kaluar Real Madridit dhe zhvilloi turneun para sezonal me madrilenët.

Kubo vlerësohet shumë nga trajneri Zinedine Zidane i cili e dërgoi te Mallorca në huazim për të pasur më shumë hapësira. 19-vjeçari ka zhvilluar 32 ndeshje në La Liga, duke shkëlqyer me katër gola e pesë asistime.

Falë formës së mirë, Kubo është bërë prioritet i gjigantit francez Paris Saint Germain. Parisienët kanë tentuar transferimin e tij, por oferta e tyre prej 35 milionë eurove është refuzuar nga Reali.

Los Balncos e vlerësojnë jashtëzakonisht shumë japonezin dhe i kanë bërë të qartë PSG-së se Kubo nuk është në shitje.

Gjithsesi 13 herë kampioni i Evropës pritet që edhe një edicion ta huazojë yllin e ri tek ndonjë skuadër tjetër në La Liga, në mënyrë që Kubo të ketë hapësira më shumë. /Telegrafi/