Please enter at least 3 characters.

"Ku është Musiala?", Morata elektrizon tifozët spanjollë me prezantimin e Carvajalit para tyre

2024/07/dani-musiala.png

"Pitbulli, mbrojtësi i djathtë më i mirë në botë... ku është Musiala ? DANI CARVAJAL!", Alvaro Morata elektrizoi tifozët spanjollë teksa prezantoi mbrojtësin e Real Madridit para tyre.

Kjo ishte një shaka e tij, por natyrisht se do të merrte me një thumbim nga ylli i Gjermanisë.

Megjithatë, Spanja është fituesja e merituar e Euros, kështu që ata kanë të drejtë të thonë gjëra të tilla.

Pavarësisht se mori një karton të kuq në fund të lojës kundër Gjermanisë, Carvajal dukej shumë i fortë në shumicën e kohës – ashtu si gjatë gjithë turneut.

Disa njerëz, përfshirë Ivan Perisic, madje e mbështesin 32-vjeçarin për të fituar Topin e Artë pas triumfit në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve me Real Madridin. /Telegrafi/