Please enter at least 3 characters.

Kryesimi francez me BE-në përfundon, akoma nuk ka propozim të ri për heqjen e vetos bullgare

2019/09/maqedoni-BE.png

Presidenca franceze e BE-së, e cila përfundon sot, nuk ka asnjë iniciativë të re për heqjen e vetos bullgare për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut.

Qeveria në Shkup pretendon se nuk ka marrë ende një propozim zyrtar për zgjidhjen e mosmarrëveshjes me Bullgarinë dhe fillimin e bisedimeve të anëtarësimit.

Edhe në Sofje ka pasur heshtje që kur parlamenti javën e kaluar miratoi “propozimin francez” dhe votoi mosbesimin ndaj qeverisë së Kirill Petkovit.