Please enter at least 3 characters.

Kryeministri malazez, Krivokapiq: Qytetarët që nuk kanë shtetësi, shumë shpejt do t'iu zgjidhet problemi

2021/02/Zdravko-Krivokapic-1-e1614006359445.jpg

Zdravko Krivokapiq njoftoi se problemet e qytetarëve që kanë jetuar në Malin e Zi për vite me radhë dhe nuk kanë ende shtetësi do të zgjidhen në periudhën e ardhshme.

Kështu së paku ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale kryeministri i Malit të Zi.

Ai shkroi në Twitter se numri i këtyre qytetarëve është i madh dhe të gjithë e meritojnë që çështja të zgjidhej përfundimisht.

"Qeveria e Malit të Zi do të fillojë zgjidhjen e këtij problemi në periudhën e ardhshme", shkroi Krivokapiq.

Ndryshe, shumë shqiptarë që jeton tash e sa vite në shtetin malazez nuk kanë dokumente identifikimi të këtij vendi. /Telegrafi/