Please enter at least 3 characters.

KRU “Gjakova” nënshkruan marrëveshje të reja strategjike, bashkëfinancimi me Komunën e Gjakovës

KRU “Gjakova” ka nënshkruar dy marrëveshje të rëndësishme për komunën e Gjakovës, marrëveshje këto që janë nënshkruar në mes të Kryeshefit Ekzekutiv të KRU “Gjakova”, Hasan Krasniqi dhe Kryetarit të Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini.

Marrëveshjet e nënshkruara kanë të bëjnë me bashkëfinancimin që këto dy institucione do të bëjnë për projektet “Rehabilitimi i ujësjellësit për Dol, Lipovec, Gerqinë” si dhe “Furnizimi me ujë të zonës së sipërme të fshatit Pjetërshan dhe kampin YMCA”, investime që si të tilla do të jenë investime të reja që do të bëhen në rrjetin e ujësjellësit.

Në realizimin e këtij projekteve, Komuna e Gjakovës do të marrë pjesë me 49%, ndërsa KRU “Gjakova” me 51%.

Tutje gjatë nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje u tha se nënshkrimi i këtyre marrëveshjeve është një hap i rëndësishëm për banorët e Komunës së Gjakovës. /Telegrafi/