Please enter at least 3 characters.

Kroenke në Londër për zgjidhur çështjen e Cesc

2016/01/f.0805114118179_m.jpg

Biznesmeni amerikan është në kryeqytetin anglez për të ndjekur ditën vjetore të anëtarëve, por arsyeja e vërtetë e pranisë të tij është t’i japë fund njërës prej sagave më të përfolura transferuese të kësaj vere.

Ai dhe anëtari i bordit Ivan Gazidis raportohet se janë duke analizuar ofertën e fundit të gjigantit spanjoll, të vlefshme 30 milionë funte (35 milionë euro), dhe 5 milionë funte shtesë në varësi të paraqitjeve të lojtarit dhe sukseseve të klubit.

Pavarësisht spekulimeve, Fabregas pritet të luajë në miqësoren e vikendit kundër Benficas në Lisbonë, ndërsa lojtari ishte edhe pjesë e stërvitjes së të enjtes, ku u duartrokit nga fansat. /Telegrafi/