Please enter at least 3 characters.

Kroati vret kolegun gjerman, pastaj veten – e gjitha ndodhi në një shesh ndërtimi në Mynih (Video)

2019/02/Screenshot_4-14.jpg

Policia në Mynih këtë mëngjes në orën 8:50 ka marrë një njoftim për të shtëna me armë zjarri në një shesh ndërtimi në qytetin gjerman.

Sipas informacioneve të fundit të publikuara nga mediat e huaja, përcjell Telegrafi, sulmuesi është një 29-vjeçar nga Augsburg, i cili ka shtetësi gjermane dhe kroate.

Sipas informacioneve, kroati vrau së pari kolegun e tij dhe pastaj veten. Viktima është një gjerman 45-vjeçar nga Gerlica.

Siç ka raportuar policia, 150 policë ishin në vendin e ngjarjes.

Banorët vendas u thanë gazetarëve se këtë mëngjes dëgjuan të shtëna armësh në vendin po kryheshin disa ndërtime. /Telegrafi/