Please enter at least 3 characters.

Kroacia në ankth, Perisic në dyshim për finalen ndaj Francës

2018/07/Ivan-Perisic-Kroacia-1.jpg
233:"SOCHI, RUSSIA - JULY 07: Ivan Perisic of Croatia reacts during the 2018 FIFA World Cup Russia Quarter Final match between Russia and Croatia at Fisht Stadium on July 7, 2018 in Sochi, Russia. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)
12:"Getty Images

Ivan Perisic është në dyshim për ndeshjen finale të Kupës së Botës "Rusia 2018", të cilët Kroacia do ta luajë ndaj Francës.

Perisic ishte një figurë kyçe që Kroacia të arrijë finalen e tyre të parë në histori të Kupës së Botës.

Kjo pasi anësori këmbëshpejtë shënoi një gol dhe asistoi tek goli i Mario Mandzukic në fitoren 2-1 në gjysmëfinales kundër Anglisë.

Por, ai gjithashtu mori një dëmtim të kofshës së tij në atë ndeshje dhe megjithëse testet nuk treguan dëm të rëndë, nuk ka shumë kohë për t'u rikuperuar.

Ivan Perisic (Getty Images)

Ylli i krahut të djathtë të Interit, Perisic, është duke garuar kundër kohës për të qenë i përshtatshëm për finalen e Kupës së Botës së nesërme.

Kroacia kishte sot (e shtunë) një seancë stërvitore dhe Perisic nuk mori pjesë në të dhe kështu ylli kroat ende është në dyshim nëse do të luaj.

Ndryshe, ndeshja finale zhvillohet të dielën me fillim nga ora 17:00. /Telegrafi/