Please enter at least 3 characters.

Kroaci - Danimarkë, formacionet zyrtare

2018/07/modric-eriksen.jpg

Kombëtarja e Kroacisë dhe ajo e Danimarkës kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare.

Kroacia dhe Danimarka do të ndeshen mes vete në ndeshjen e vlefshme për 1/8-tën e Kupës së Botës "Rusia 2018".

Ballkanasit vijnë në këtë ndeshje si lider i Grupit D, ndërsa skandinavët nga pozita e dytë në Grupin B.

Trajnerët e të dyja skuadrave duan çerekfinalen, kështu që kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira.

Fituesi i kësaj ndeshje do të takohet me Rusinë, që mposhti Spanjën pas penalltive.

Kroacia: Subasic; Vrsaljko, Lovren, Vida, Strinic; Rakitic, Brozovic; Rebic, Modric, Perisic; Mandzukic.DanimarkaSchmeichel, Dalsgaard, Jorgensen, Kjaer, Knudsen; Christensen, Delaney, Eriksen; Poulsen, Cornelius, Breathwaite./Telegrafi/