Kriza e emigrantëve, Danimarka bllokon trenat me Gjermaninë
09/09/2015
Policia e Danimarkës ka mbyllur gjithashtu edhe një superstradë në veri të vendit, pasi një grup emigrantësh po përpiqeshin të kalonin në Suedi në këmbë.
Sipas “Der Spiegel”, pjesa më e madhe e emigratëve që hyjnë në Danimarkë nga Gjermania nuk duan të qëndrojnë në Danimarkë, por të udhëtojnë drejt Suedisë.


