Please enter at least 3 characters.

Krimineli nga Serbia fshihej në Kosovë, arrestohet pasi kreu vrasje (Video)

2017/09/vrasje_5.jpg

Dy dekada pas luftës, Serbia nuk e njeh Kosovën, ndërsa kriminelët e saj e shfrytëzojnë veriun e këtij territori si strehë.

Dje në orët e hershme të mëngjesit, në veri të Mitrovicës është gjetur i vrarë një person, ndërsa lidhur me rastin një person është shoqëruar në Polici.

Policia në vendngjarje ka gjetur veturën e viktimës që qenë ende e ndezur dhe me tabela të Krushevacit.

I dyshuari për vrasje u kap një orë pas vrasjes. Ai kishte ikur nga Serbia ku kishte dosje kriminale. /Klan Kosova/