Krimet serbe në Kosovë: Mos harroni! (Video, +18)
Të dielën, më 5 prill, u bë rivarrimi i 28 mbetjeve mortore të viktimave të Masakrës së Rezallës.
Në këtë fshat të Drenicës, më 5 prill të vitit 1999, u vranë 38 persona. Fillimisht paramilitarët serbë mblodhën gjithë banorët që gjetën, në oborrin e Hashim Dërgutit, me qëllim që t'i pushkatojnë të gjithë. Pastaj vendosën që t'i lirojnë gratë dhe fëmijët. Meshkujt, që të gjithë u vranë.
Forcat serbe bënë edhe një krim tjetër, sepse i zhdukën trupat e pajetë të viktimave shqiptare. Vitin e kaluar 28 prej tyre u gjenden në Rudnicë të Rashkës. Dy janë gjetur më herët, ndërsa tetë të tjerë ende mungojnë.
Homazhet që u bënë të dielën në Rezallë, duhet të na vetëdijesojnë ta duam më shumë këtë vend dhe që e kaluara të mos harrohet. Apo, siç tha Rifat Jashari me këtë rast: “Ky tubim sot duhet të jetë udhërrëfyes i gjithë ne shqiptarëve brenda dhe jashtë Kosovës që të bashkohemi njëherë e përgjithmonë, të punojmë bashkërisht, si popull e si komb".
Se çfarë krimesh të tmerrshme janë bërë anekënd Kosovës, gjatë luftës së viteve 1998-99, kjo dëshmohet edhe nga xhirimet e bëra nga Associated Press. Ato janë postuar në faqen në Facebook, të titulluar: “Krimet sllavo-serbe”.
Aty mund të shihni shkatërrimet, vrasjet mizore, deportimet... të gjitha tmerret nëpër të cilat kanë kaluar shqiptarët gjatë luftës, e të cilat nuk duhet t’i harrojmë.
Ju paralajmërojmë edhe një herë, se videot nuk preferohen të shikohen nga të miturit dhe personat e ndjeshëm. /Telegrafi/
PASTASEL (RAHOVEC)/DRAGAQIN (SUHAREKË): 19 QERSHOR 1999
KOLIQ: 16 QERSHOR 1999
KORISHË ( PRIZREN): 14 MAJ 1999
REÇAK: 17 JANAR 1999
DRENICË: 11 TETOR 1998
LIKOC, ABRI E EPËRME: 24 MARS 1999
LLAPASHTICË: 29 DHJETOR 1998
POLAC: 21 DHJETOR 1998 (VARRIMI I KOMANDANTIT MUJË KRASNIQIT DHE DËSHMORËVE TJERË TË RËNË NË MALET E PASHTRIKUT MË 14 DHJETOR 1998)
HAS: 23 TETOR 1998
DOBRATIN (PODUJEVË): 22 SHTATOR 1998
KRAJKOVË: 24 TETOR 1998
KOMORAN: 7 TETOR 1998
BROLIQ (DEÇAN): 19 GUSHT 1998
ABRI: 5 TETOR 1998
PRILEP: 29 PRILL 1998
MORINË (KUKËS): 31 MARS 1999
KUKËS: 12 MAJ 1999
BLLACË: 15 PRILL 1999
GAJRE (KAÇANIK: 29 MARS 1999
KUKËS: 15 MAJ 1999
JABLLANICË E PEJËS: 17 PRILL 1999
MEJË (LANDOVICË): 18 QERSHOR 1999
MORINË: 29 MARS 1999
MORINË: 4 MAJ 1999
SHKODËR: 30 PRILL 1999
KUKËS: 25 MAJ 1999
QAFË E PRUSHIT: 3 PRILL 1999
KORÇË: 6 MAJ 1999
PODUJEVË: 28 JANAR 1999
ROGOVË E HASIT: 29 JANAR 1999
KUKËS: 4 MAJ 1999
MALISHEVË: 30 KORRIK 1998
ÇIREZ: 9 GUSHT 1998
PRISHTINË: 16 MARS 1998
BLLACË: 4 PRILL 1999
DOBËRDOLAN (SUHAREKË): 30 GUSHT 1998


