Krimbi 10 centimetra i gjatë, që katër vite jeton në kokën e britanikut!
22/11/2014
Për shkak të "mysafirit të paftuar", britaniku përpos që ka pasur kokëdhembje, gjithashtu ka pasur probleme me kujtesën dhe ka humbur shqisën e të nuhaturit.
Supozohet se krimbi 10 centimetra i gjatë ka hyrë në kokë gjatë qëndrimit të tij në Kinë, transmeton Telegrafi.
Mjekët e kanë testuar për shumë sëmundje, ndër të tjera HIV dhe sifiliz, por vetëm pas rezonancës magnetike e kanë zbuluar krimbin.
Gjatë një sërë ekzaminimeve u zbulua se krimbi kishte udhëtuar nëpër tru. Aktualisht ai është duke marrë barnat të cilat do t’ia mbysin krimbin në kokë. /Telegrafi/


