Kravitz irriton publikun
04/08/2008
Këngëtari i muzikës rok, mbrëmë ka mbajtur një koncert në qytetin e Ohrit në Maqedoni, ndërsa për paraqitjen e tij, fansat është dashur të presin më shumë se një orë e gjysmë pas largimit nga skena të paragrupit, "Area".
Megjithatë, pritja e tyre është paguar, pasi që pas daljes në skenë rokeri ka krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme duke i shndërruar fishkëllimat në thirrje të emrit të tij.


